Aeroport në FInlandë

Bota

Finlanda redukton me 90% vizat turistike për rusët, shkak të lufta në Ukrainë

16 Gusht 2022, 15:33| Përditesimi: 16 Gusht 2022, 16:50

  • Share

Finlanda do të reduktojë numrin e vizave turistike për shtetasit rusë me 90 për qind për shkak të luftës në Ukrainë. Vendimin e shpalli më 16 gusht ministri i jashtëm Pekka Haavisto. Ky vendim është i fundit i një serë veprimesh nga Finlanda në përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj pushtimit rus të Ukrainës.

Duke folur për mediat në Helsinki, Haavisto tha se që nga data 1 shtator vizat turistike për shtetasit rusë do të jepen në masën e 10 për qind të masës aktuale.

“Vizat turistike nuk do të ndalen plotësisht, por numri i tyre do të reduktohet ndjeshëm”, tha ministri i jashtëm finlandez.

"Kjo do të thotë se llojet e tjera të vizave -- vizitat te të afërmit, kontaktet familjare, puna, studimi -- do të kenë përparësi dhe do t’i jepet më shumë kohë," tha ai.

Haavisto tha se Finlanda do të konsiderojë gjithashtu krijimin e një kategorie specifike të vizave humanitare, e cila mund të ndihmojë gazetarët ose punonjësit e OJQ-ve.

Një numër i vogël, por në rritje i vendeve anëtare të Bashkimit Evropian kanë bërë publikisht thirrje për kufizimin ose ndalimin e plotë të turistëve rusë në Evropë në përgjigje të luftës.

Pas dekadash qëndrimi dhe mbajtjeje të një statusi neutral, Finlanda ka nisur procedurën për anëtarësim në NATO pas pushtimit rus të Ukrainës, akt ky i kryer edhe nga Suedia fqinje.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Zv.ministri i Infrastrukturës: Mund të eksportohen 3 milion ton grurë nga portet e saj në shtator


D.GJ/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?