Mesfushori koreano-verior tek Partizani, Hyon-Uk So

Firmosi për 2 vjet, Partizani prezanton koreano-veriorin

24 Gusht 2018, 12:48| Përditesimi: 24 Gusht 2018, 12:50

  • Share

Një risi në merkaton e futbollit shqiptar, në Kategorinë Superiore. Partizani ka vendosur për koreano-veriorin, Hyon-Uk So. Klubi i kuq prezantoi mesfushorin paraditën e së premtes me anë të një njoftimi në faqen zyrtare të klubit.

Aziatiku ishte prej disa ditësh në provë dhe u vëzhgua me vëmendje nga klubi i “demave”. Në fund, stafi teknik me trajnerin Skënder Gega vendosën që ta mbanin në skuadër 26-vjeçarin.

NJOFTIMI I PARTIZANIT

“Klubi njofton arritjen e marrëveshjes me So Hyon-Uk. Mesfushori koreanoverior ka nënshkruar sot një kontratë dy vjeçare me Partizanin. 26 vjeçari i cili regjistron edhe 33 ndeshje me përfaqësuesen e Koresë së Veriut, i bashkohet skuadrës pas një eksperience në Superligën e Bosnjë dhe Hercegovinës”, – shkruan klubi i “demave”.

Futbollisti pritet të përfitojë rreth 2 mijë euro në muaj. Lojtari luan si mesfushor i krahut të djathtë dhe do të shtojë konkurrencën në këtë repart. Kjo cilësohet si një lëvizje e goditur nga kryeqytetasit, por që nuk duan të ndalen këtu, pasi priten dhe afrime të tjera.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?