Arbër Basha (majtas)

'Firo' te Kukësi, largohet mesfushori 25-vjeçar

8 Nëntor 2023, 15:45| Përditesimi: 8 Nëntor 2023, 15:59

  • Share

Kukësi i këtij sezoni në Superligë nuk ka bërë një fillim të mirë, teksa në ndeshjet e fundit e ka marrë disa veten duke mbajtur pozitën e pestë me 14 pikë. Në kohën kur pritej që ekipi të forcohej me elementë të rinj, nga ekipi ka ardhur një largim i papritur.

Mesfushori 25-vjeçar, Arbër Basha nuk është më pjesë e ekipit, kjo pasi palët kanë gjetur akordin që marrëveshja të mbyllej me konsensus. Nuk dihen arsyet e këtij "divorci", teksa fakt është se Basha ka zhvilluar nëntë nga 12 ndeshjet e këtij sezoni.

Pjesë e Kamzës, JK Trans Narva në Estoni dhe Kastriotit, Basha spikati te krutanët dhe në verën e 2022 u bashkua me verilindorët, teksa një dëmtim i rënë në gju e mbajti jashtë për pjesën më të madhe të sezonit të kaluar. Basha ka qenë pjesë edhe e U-21 të Shqipërisë në dy takime.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?