Goli i Paris Saint German

Fitore me goleadë për City-n dhe Liverpool, Bayern ngec përballë skuadrës së fundit

24 Nëntor 2018, 19:26| Përditesimi: 24 Nëntor 2018, 19:38

  • Share

Manchester City nuk po njeh limite në “Premier League”. Pas fitores në derbi me Manchester United, të besuarit e Guardiolës kanë shpërtalluar me rezultatin 0-4 West Ham në Londër. “Citiziens” e nisën festivalin e golave në minutën e 11-t me Silva-n, ndërsa deri në fundin e pjesës së parë realizuan edhe dy herë të tjera me Sterling dhe Sane. Goli që do të vuloste shifrat përfundimtare do të vinte në minutat e fundit të takimit, me Sane-n që kompletoi “dopietën”. 

Tre pikët këtë javë ka marrë edhe Liverpool, që ka mposhtur 0-3 në transfertë Watford-in. Pas një pjesë të parë të mbyllur me porta të paprekura, “The reds” kaluan në avantazh në minutën e 67-t me Salah. Më pas Alexander Arnold dhe Roberto Firminho vulosën shifrat përfundimtare të takimit.

Ndryshe nga City dhe Liverpool, Manchester United ka ngecur në shtëpi përballë Crystal Palace. Të besuarit e Jose Mourinho-s nuk kanë shkuar më shumë se 0-0 në sfidën e zhvilluar në “Old Traford”, duke rritur akoma edhe më shumë diferencën me skuadrat kryesuese.

Ndërkohë surprizat nuk kanë munguar as në “Bundesligë”. Bayern Mynih ka barazuar me rezultatin 3-3 kundër Duseldorf, skuadrës që renditet e fundit në kampionat. Në “Allianz Arena” skuadra e Kovac kaloi në avantazh të dyfishtë para se miqtë të shkurtonin diferencat në fundin e pjesës së parë. Myller më pas do t’i dërgonte shifrat në 3-1, por Duseldorf falë “dopietës” së Lukebakio-s arriti të dilte me pikë nga ky takim.

Ndryshe nga Bayern-i, Dortmundi vijon serinë e fitoreve në Bundesligë. Sot verdhezinjtë kanë marrë tre pikët pasi kanë mposhtur 1-2 në transfertë skuadrën e Mainzi-t, falë golave të Alkaser dhe Pizçek. Me këtë rezultat Dortmundi ngjitet në kuotën e 30 pikëve pas 13 javësh në kampionat, 7-t më shumë se Frankfurti i vendit të dytë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?