Fitorja e PD nuk është çështje emrash, kur goglat e shorteut janë të njëjtat

5 Shkurt 2022, 13:20| Përditesimi: 5 Shkurt 2022, 13:22

  • Share

Për mua emrat e kandidatëve të PD, nuk janë as entuziazëm e as dëshpërim! Ajo që mua më intereson dhe duhet t'i interesoj çdo demokrati, çdo të djathti apo çdo qytetari është sistemi që kemi e duhet të kemi dhe modeli që kemi e duhet të kemi!

Nuk mund të ketë surpriza për kandidaturat, kur në fakt ato zgjidhen nga të njëjtat gogla që ka zyrtarisht PD në dispozicion! Pra, se kush mund të jenë kandidatët, në parim nuk ka kuriziotet, por kush mund të jetë njëri nga ata që njihen ndoshta përbën lajm!

PD duhet të tregoj se cili është sistemi që kandidatët  duhet të zgjidhen:

- Ata që janë drejtues të degëve prezantojnë e lobojnë për veten e kështu janë: "vetë Ali e vetë kadi"! Nëse është kjo, atëherë PD është në dorën e drejtuesve politik e për pasojë është e mbyllur dhe nuk i jep mundësi asnjë vlere jashtë saj për të kontribuar dhe për të përfaqësuar demokratët! Në zgjedhjet e 6 marsit, pa bërë pjershatime, janë të gjithë drejtues që kanë lobuar për veten dhe  kandidojnë po vetë! Pra, këta kandidat janë të gjithë politik, e me ndonjë përjashtim të vogël, asnjëri prej tyre nuk përfaqëson shoqërinë civile e për pasojë as nuk mund të konsiderohen prurje të reja! Kush është mesazhi që mund të perceptohet për ata që që nuk janë pjesë e forumeve, por duhen të bëhen pjesë? Të mos lodhemi kot, se kjo "punë" është çështje e mbaruar dhe neve nuk na mbetet asnjë hapësirë, as për tu bërë pjesë e as për të kontribuar! Futja në Statut e parimit: "Aleanca me qytetarin", duhet të konsiderohet serioze dhe të jetë parim i zbatueshëm në zgjedhjet e ardhshme, nëse PD duam ta hapim ndaj të gjithëve! Drejtuesit e disa degëve në Rrethe janë bërë si pronarë që promovojnë veten, duan po vetë t'i kenë të gjitha! Unë, mbetem i parimit ata që janë drejtues politik dhe rrogëtarë  në PD, duhet të përjashtohen nga çdo garë e të merren vetëm me çështjet e organizmit e drejtimit të forumeve! Nëse e bëjnë mirë këtë punë i kanë bërë një shërbim të madh PD duke e forcuar në struktura të gatshme dhe të fortë përballe zgjedhjeve vendore dhe qendrore. Nëse do të isha kryetar i PD, nuk do të pranoja në zyrë time asnjë drejtues të forumeve të degëve që më vjen në zyrë për të më prezantuar veten si kandidat, por do i kërkoja raport dhe llogari për organizimin e funksionimin e degës në raport me shtrirjen me territorin, me lidhjen e kontaktet e anëtarësisë si dhe me forcën e opozitarizmit që i ka bërë pushtetit në qytetin apo rrethin ku drejton e jeton!

- Modelin e promovimit të intelektualëve më kontribute të djathta! Atëherë duhet të ri konceptojmë konceptin e demokratit dhe të djathtit! Nuk është aspak e vërtetë se i djathtë apo demokrat është vetëm ai që është zyrtarisht pjesë e ndonjë forumi drejtues në PD! Madje, kriza e fundi po dëshmon krejt të kundërtën! Ka plot demokrat e të djathtë të lënë jashtë forumeve drejtuese, me kontribute të rëndësishme publike! Ata janë lënë jashtë pikërisht edhe si pasojë e sistemit që disa drejtues i duan të gjitha vetë, propozojnë veten e lobojnë vetëm për veten! PD ka nevojë të bëhet e madhe, gjithëpërfshirëse dhe fituese! Ajo nuk mund të bëhet e tillë, nëse në shortin e kandidaturave përziejmë e përzgjedhin në mesin të njëjtave gogla! Nëse në short nuk futen gogla të reja, nuk ka surpriza dhe risi, por riciklim!

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?