Festa e golit te Partizani

Fitorja kundër Bylisit, Partizani merr komandën e Superligës! Egnatia thyen Skënderbeun në Korçë

5 Tetor, 22:36| Përditesimi: 5 Tetor, 22:38

  • Share

Një gol i Marcelino Prekës i ka siguruar Partizanit fitoren dhe tre pikët në përballjen e javës së tetë të Superligës. Të kuqtë mposhtën minimalisht me shifrat 1-0 Bylisin, duke kapur të paktën përkohësisht kreun e kampionatit me 15 pikë.

Fitore po me rezultatin 1-0 mori edhe Egnatia kryesuese, që mposhti Skënderbeun që luajti për shumë minuta me 1 lojtarë më pak. Një disfatë që djeg jo pak për korçarët, pasi ndodhen në zonën e ftohtë të renditjes.

Java e 8 e Superligës nisi me fitoren 2-1 të Dinamos kundër Laçit në Elbasan Arena, ndërsa në të njëjtin stadium të dielën në orën 19:00 do luhet supersfida Elbasani-Vllaznia.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?