Skënderbeu bindi dhe për javën e 13-të në Superligë fitoi 3-1 me Teutën në Korçë. Pas ndeshjes për mediet trajneri i korçarëve, Ivan Gvozdenovic tha se të tijve i duhen pikët.
"Jam shumë i kënaqur nga rezultati. Një ndeshje me shumë nerva dhe tension, pasi dy ekipet kishin nevojë për pikët. Rëndësi kanë pikët dhe një bravo për çunat.
Ndeshje e lehtë? Ky është futbolli. Goli i parë erdhi nga një aksion i bukur dhe sulmuesi bëri një finalizim perfekt. Goli i dytë me penallti, penalltia është pjesë e futbollit. Goli i tretë mund të them se ishte me fat. Kur kemi nevojë për pikët dhe fusha bëhet e vështirë në dimër duhet të plotësojmë nevojat tona. Kështu që nevojën e pikëve e konkretizuam sot.
Objektivi? Jemi të katërtit, por do të shikojmë. Në futboll nuk ka garanci. Diferencat e pikëve nga vendi 4 deri 9 nuk është i madh. Kemi ndeshje të vështira, pas 4 ditësh Kukësin dhe pastaj Erzeni", tha serbi i Skënderbeut.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Skënderbeu leksion Teutës, korçarët marrin vendin e 4-t! 'Osmanët' harrojnë të fitojnë, Vllaznia 0-0 Laçi
S.Dh/ReportTv.al