Fitorja si ilaç për 'sëmundjen', të premten Tirana-Teuta! Shehi: Durrsakët kanë ndryshuar me Shkëmbin trajner

15 Shtator 2022, 13:13| Përditesimi: 15 Shtator 2022, 15:12

  • Share

Tre pikët si ilaç për ‘sëmundjen’. Kjo është ajo që do kërkojnë Tirana dhe Teuta, teksa të premten në orën 16:00 do zbresin në fushë në fushë për t’u ndeshur me njëra-tjetrën për llogari të javës së 5 të Superligës.

“Përballë janë dy kundërshtarë që këto katër javë kërkonin të kishin më shumë pikë. Teuta ka ndryshuar trajner një javë më parë dhe do fokusohemi te ndeshja e fundit që ka luajtur me Kukësin. Para dy vitesh ka dalë kampion dhe në organikën e saj ka ende lojtarë që kanë petkun e kampionit,”-u shpreh Orges Shehi, trajner i Tiranës.

Te futbollistët e Tiranës vetëbesimi është më i madh se te trajneri dhe pretendojnë se kundër Teutës opsion është vetëm fitorja.

“Nuk na interesojnë shumë ekipet e tjera. Ne duam të marrim tre pikëshin për Tiranën dhe të luftojmë deri në fund,”-deklaroi Elvi Berisha, futbollist i Tiranës.

Tirana dhe Teuta janë dy kampionet e fundit të Superligës, ndërsa pas katër javësh bardheblutë renditen në vendin e 6 me 5 pikë, ndërsa ‘djemtë e detit’ në vendin e 9 me 3 pikë.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?