Lojtarët e Koresë duke festuar për fitoren ndaj Gjermanisë

Fituan 2-0 ndaj Gjermanisë, koreanët menduan se u kualifikuan

28 Qershor 2018, 12:17| Përditesimi: 28 Qershor 2018, 12:22

  • Share

Koreja e Jugut ka shkruar historinë ditën e djeshme duke nxjerrë jashtë fazës së grupeve ekipin kampion të botës në fuqi, Gjermaninë.  Koreanët arritën të shënonin 2 herë në portën e Neuer dhe festuan si të çmendur.

Përveçse ishte një arritje historike për ta dhe kishin të drejtë të festonin, koreanët menduan se kaluan në turin tjetër. Rezultati 2-0 i arritur duhet të kombinohej me një fitore të Meksikës, por kjo nuk ndodhi. Portieri Hjun-Uao shpjegoi situatën:

Ne nuk e dinim rezultatin e Suedisë. Vetëm mbas ndeshjes e mësuam atë. Bëmë gjithçka për popullin tonë. Kur mësuam rezultatin e ndeshjes tjetër, atëherë disa prej nesh filluan të qanin.

Portieri Hjun-Uao

Komento

Komente

  • tani: 28/06/2018 12:33

    Prandaj jam me Brazilin se edhe kur eshte larguar nga boterori eshte larguar duke fillu nga 16 dhe jo nga ekipe te dores se dyte si Korea apo Kosta Rika dhe Sllovakia.Korea e Jugut ka larguar si Gjermanine edhe Italine me 2002

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?