Fjalimet e deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë do të zbardhen tashmë përmes inteligjencës artificiale.
Kuvendi ka shpallur një tender për ndërtimin e një platformë të re e cila do të transkriptojë të gjitha takimet që janë pjesë e aktivitetit parlamentar si seancë plenare, mbledhje komisionesh parlamentare dhe çdo mbledhje tjetër të forumeve të Kuvendit.
Tenderi parashikon një fond limit prej 74.5 milionë lekë për të blerë sistemin e transkriptimit të të dhënave audio video të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, bazuar në inteligjencën artificiale si dhe shërbim mirëmbajtje 48 muaj.
‘a-Blerje e sistemit të transkriptimit të të dhënave audio video të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, bazuar në inteligjencën artificiale, me vlerë fondi të përllogaritur në 41.420.000 (dyzet e një milion e katërqind e njëzet mijë) lekë pa Tvsh.
b-Mirëmbajtje për 48 (dyzet e tetë) muaj me vlerë fondi të përllogaritur deri në 33.164.800 (tridhjetë e tre milionë e njëqind e gjashtëdhjetë e katër mijë e tetëqind) lekë pa TVSH, mbështetur në vlerën mujore të përllogaritur.’-njofton Kuvendi.
Aplikimi i inteligjencës artificiale do të shtrihet edhe në institucione të tjera publike. Qeveria synon të përdorë inteligjencën artificiale në disa procese pune të administratës publike që kanë si synim përafrimin e disa aspekteve ligjore e rregullatore të kuadrit shqiptar me atë të Bashkimit Europian.
Ku ka kompjuter nē BOT qē mund tē analizoi : flamurin pa bisht, gaz ziun, baçin, gruan me fytyr burri tē shēmtuar albana vokshin.
PërgjigjuNe parlament vetem shahen me liber shpie, kujt po i hyjne ne pune fjalimet e ketyre palo politikaneve! Jepuani pensionisteve me mire ato leke.
Përgjigju