SHBA/ Fjalimi i Biden: Tërheqja ime nga gara në shërbim të vendit! Meritoja rizgjedhjen, vendosa demokracinë para egos

25 Korrik, 08:14| Përditesimi: 25 Korrik, 15:24

  • Share

“Kam vendosur se mënyra më e mirë përpara është t'ia kaloj stafetën një brezi të ri”. Me këto fjalë iu drejtua Joe Biden popullit amerikan, në fjalimin e lamtumirës, pas tërheqjes tërheqjes nga gara presidenciale. Pas një karriere më shumë se 50-vjeçare në politikën amerikane, Biden tha se tërheqja e tij ishte në shërbim të unitetit të vendit e për t’u hapur rrugë zërave të rinj.

“Unë e nderoj këtë zyrë, por unë e dua më shumë vendin tim. Gjëja e madhe e Amerikës është se këtu nuk sundojnë mbretërit dhe diktatorët. Populli sundon. Historia është në duart tuaja. Fuqia është në duart tuaja. Ideja e Amerikës është në duart tuaja. Unë e meritova rizgjedhjen, por e vendosa demokracinë para ambicies personale, demokracia është në rrezik.”

Demokracia është në rrezik tha Biden, e atë mund ta shpëtojë vetëm Kamala Harris.

“Dua të falënderoj Zëvendëspresidenten Kamala Harris. Ajo ka përvojë dhe është e aftë. Ajo  është këmbëngulësë dhe ka qenë një partnere e jashtëzakonshme për mua dhe një udhëheqëse për vendin tonë.”- u shpreh Biden.

Edhe Zonja e Parë, Jill Biden falënderoi amerikanët për besimin dhe mbështetjen që i dhanë bashkëshortit të saj 81-vjeçar.

"Faleminderit për besimin që keni dhënë te Joe, tani është koha për të besuar tek Kamala."- tha Zonja e Parë e SHBA, Jill Biden.

Deklaratën e presidentit demokrat, republikani Donald Trump e ka quajtur të pakuptueshme dhe të shëmtuar.  "I korruptuari Joe Biden dhe gënjeshtarja Kamala Harris janë një siklet i madh për Amerikën”, është shprehur ish-presidenti republikan.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Babi: 25/07/2024 08:54

    Vetem demokraci qe nuk keni ju amerikanet , ne cdo vend qe shkelni ju pervec shkaterrimit dhe shumes nuk beni asgje tjeter por edhe koha juaj duket se ka mare te poshtmen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?