Zjarri në Priskë të Tiranës

Flakët "ndezin" kodrat e Priskës në Tiranë, zjarri vijon prej ditësh (FOTO)

16 Shtator 2020, 11:06| Përditesimi: 16 Shtator 2020, 12:58

  • Share

Prej disa ditësh  kodrat e Priskës në kryeqytet janë përfshirë nga zjarret të cilat vijojnë ende.

Sipërfaqe të mëdha shkurresh janë djegur ndërkohë që ndërhyrja e zjarrëfikëses është e vështirë për shkak të terrenit jo të favorshëm.

Ndërkohë gjatë orëve të mbrëmjes, zjarret duket sikur i kanë ndezur kodrat.

Vetëm dy ditë më parë, Presidenti Ilir Meta publikoi në faqen e tij në Facebook një video ku shfaqeshin forcat zjarrëfikëse të cilët donin të shuanin zjarrin me mjete rrethanore.

 

Flakët "ndezin" kodrat e Priskës në Tiranë, zjarri vijon prej ditësh (FOTO)

Lajmi kryesor:

Shqipëria në 'flakë', disa vatra aktive zjarri në vend (Pamjet)


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?