Kronikë

Flakët shkrumbojnë lokalin në Korçë, shkak defekti elektrik (VIDEO)

19 Korrik, 08:12| Përditesimi: 19 Korrik, 08:34

  • Share

Një lokal përfshihet nga flakët rreth orës 3 të mëngjesit të sotëm përballë shkollës "Sotir Gurra" në Korçë. Nga informacionet paraprake, mësohet se shkak i zjarrit është bërë një defekt elektrik.

Për fikjen e tij u angazhuan 3 mjete zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Dëmet në lokal janë të konsiderueshme në pjesën e brendshme të tij, në pajisjet në funksion të lokalit.

Policia po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

SI.E./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Akademi për trajnimin e administratës lokale, si e vlerësoni?