Flakët shkrumbojnë lokalin në Shkodër, shkak dyshohet një shkëndijë elektrike (VIDEO)

14 Janar 2022, 20:20| Përditesimi: 15 Janar 2022, 07:27

  • Share

SHKODËR- Flakët kanë përpirë një lokal këtë mbrëmje në Shkodër. Ngjarja u regjistrua rreth orës 20:20 në fshatin Reç të Bashkisë Malësi e Madhe.

Report Tv sjell pamje nga vendi i ngjarjes ku duket se i gjithë lokali është shkrumbuar nga flakët. Biznesi Agro-Turizëm ishte hapur vitet e fundit, por fatkeqësisht i gjithë investimi u shkatërrua nga flakët e zjarrit.

Sipas policisë, dyshohet se shkak i zjarrit të ketë qenë një shkëndijë elektrike, ndërsa nuk raportohet për të lënduar. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?