POGRADEC- Flamingot janë rikthyer sërish në liqenin e Ohrit dhe këtë vit, por më të shumtë në numër. Sipas Gani Begos, specialist pranë zonave të mbrojtura në Pogradec qëndrimi i flamingove nuk është i gjatë në kohë pasi habitati i tyre në vendin tonë është Laguna e Nartës dhe Karavastasë.
Fakti që liqeni i Ohrit në Pogradec përgjatë viteve të fundit krijon cekëtina të theksuara si pasojë e uljes së nivelit të ujit është një nga arsyet kryesore se përse flamingot vitet e fundit janë parë duke populluar këtë liqen për disa orë apo ditë pushimi.
Prania e këtyre shpendëve ne liqenin e Pogradecit konsiderohet si një dukuri e pazakontë, por pamja qe te ofrohet është piktoreske duke tërhequr vëmendjen e qytetareve dhe vizitorëve.