Flamurtari i frikshëm, vajzat vlonjate shkatërrojnë Partizani në basketboll! Lezha në festë, Besëlidhja në Superligë pas 30 vitesh

9 Maj 2022, 13:12| Përditesimi: 9 Maj 2022, 14:02

  • Share

Ekipi i Flamurtarit në basketboll për femra ka treguar dhëmbët në finalen e parë për titull kundër Partizanit, duke fituar me shifrat shumë të thella 94-51. Vajzat vlonjate nuk e diskutuan për asnjë moment fitore, duke dërguar një mesazh të qartë për kundërshtarët.

“Ky ekip është shumë i mirë. U futëm të impenjuar, të mobilizuar dhe për mua kemi dalë që sot kampion,”-u shpreh Elona Hasanaj, trajnere e Flamurtarit.

Të enjten më 12 maj do të luhet finalja e dytë në Tiranë, por trajneria e Flamurtarit jo vetëm që është optimiste për fitoren, por edhe e bindur se do ta mbyllin këtë seri finalesh me 3 ndeshje.

“Mendoj se edhe ndeshjen e dytë që do kemi në Tiranë, shpresojmë të kemi tifoz ashtu si sot, do e mbyllim me fitore dhe ta marrim titullin me 3 finale,”-tha Elona Hasanaj, trajnere e Flamurtarit.

Ndërkohë në basketbollin për meshkuj Besëlidhja e Lezhës ka siguruar ngjitjen në Superligë pas 30 vitesh. Kjo arritje është shpërblyer me një festë të organizuar në qytet ku morën pjesë përveç tifozëve edhe qytetarë të thjeshtë.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?