Flamurtari mposht pastër Skënderbeun, super goli i Kobinas i mohon tre pikët Luftëtarit

17 Shkurt 2019, 20:03| Përditesimi: 17 Shkurt 2019, 20:04

  • Share

Në Vlorë Flamurtari është rikthyer te fitoret pasi ka mposhtur me shifrat 2-0 Skënderbeun. Të besuarit e Dajës pjesën e parë e mbyllën me shifrat e bardha 0-0, ndërsa në fraksionin e dytë të lojës realizuan dy herë falë Ribajt dhe Mustës. Nga ana tjetër Skënderbeu dëshmon se kriza nuk ka kaluar pavarësisht fitores në javën e kaluar pas 6 humbjesh. Edhe kundër vlonjatëve, korçarët përveç rezultatit lanë për të dëshiruar edhe në lojë.

Ndërkohë në kryeqytet sfida mes Tiranës dhe Luftëtarit është mbyllur me shifrat 1-1. Në “Selman Stërmasi” të parët kaluan në avantazh miqtë nga Gjirokastra, të cilët në minutën e 21 zhbllokuan me Aleksin. Deri në limitet e kohës së rregullt, ekipi i drejtuar nga Julian Ahmatej udhëhoqi sfidën, por atëherë kur pritej vërshëllima e arbitrit, Kobina realizoi një supergol për Tiranën, duke bërë që ekipet të ndajnë pikët.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?