Ekipi i Flamurtarit

Flamurtari thyen Teutën dhe shpreson shumë për Evropën

22 Prill 2018, 21:49| Përditesimi: 22 Prill 2018, 21:50

  • Share

Flamurtari gjen fitoren e shpresës për në Europë, kur kanë mbetur edhe gjashtë javë deri në përfundim të kampionatit. Ekipi vlonjat ka mposhtur Teutën me rezultatin 3-1 në një sfidë interesante që i pati të gjitha, golat, penalltitë dhe kartonin e kuq.

Miqtë nga Durrësi kaluan të parët në avantazh me anë të Dediç, i cili realizoi nga pika e bardhë e penalltisë. Vetëm pak ka zgjatur avantazhi i Teutës, pasi Muarem ka përmbysur gjithçka në minutat e 19-të dhe 25-të.  6 minuta më vonë, Useini realizoi golin e tretë për vlonjatët. Një gol qetësie, për skuadrën e Beharit.

Në minutën e 42-të, Teuta, i kishte të gjitha shanset ta rihapte takimin, ku gjyqtari Enea Jorgji akordoi një tjetër 11-mëtërsh, që kësaj here u shpërdorua nga Dediç. Në pjesën e dytë, Teuta u mundua të gjente sërish golin, por nuk ia arriti. Në minutën e 72-të, Franc Veliu u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë duke lënë skuadrën me 10 lojtarë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?