Flamurtarit nuk i mjafton goli i Sukajt, ndan pikët me Kastriotin

3 Mars 2019, 20:01| Përditesimi: 3 Mars 2019, 20:04

  • Share

Ndeshja e fundit e javës së 24 të Superligës mes Flamurtarit dhe Kastriotit është mbyllur me shifrat e barabarta 1-1. Skuadra vlopnjate edhe pse kaloi e para në avantazh, në fund nuk arriti të dilte me pikë të plota nga ky takim.

Ndeshjen për të besuarit e Ilir Dajës e zhbllokoi sulmuesi Xhevahir Sukaj, ndërsa golin e barazimit për skuadrën krutane e realizoi Marku. Pas 24 javësh Flamurtari renditet në vendin e gjashtë me 34 pikë, ndërsa Kastrioti pozicionohet I parafundit me 21 pikë.

FORMACIONET ZYRTARE

Flamurtari: Koliçi, Deliaj, Pollozhani, Veliu, Kotobelli, Batha, Mustafa, Rrapaj, Musta, Kale, Sukaj. Trajner: Ilir Daja

Kastrioti:Çekrezi, Husein, Shehi, Çela, Ndreca, Ymeraj, Marku, Kalaja, Roxher, Bardhi, Vatnikaj. Trajner: Bledar Devolli.

Gjyqtarë: Juxhin Xhaja, Orgest Grabova, Devis Korreshi, Olsid Ferataj

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?