U plagos me plumb qorr në Tiranë natën e Vitit të Ri, flasin vajzat e 52-vjeçares: Është surreale ajo që po jetojmë

4 Janar, 11:38| Përditesimi: 17 Janar, 20:27

  • Share

Familja e Agata Carbonarës, e cila u godit nga një plumb qorr natën e vitit të Ri në bulevardin Zogu I në Tiranë kërkojnë transferimin sa më parë të sipërmarrëses 52 vjeçare në Itali për tiu nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale.

Corriere.it duke cituar familjarët thonë se 52 vjeçarja ka plagë në mushkëri, dhe është e nevojshme ndërhyrja kirurgjikale në Itali.

Po presim të dimë kartelën shëndetësore sot, konfirmon avokati Vito Leonardo Candeloro, i cili po merret me të gjithë procedurën për transferimin e saj në Itali përmes helikopterit.

‘Momentalisht nuk ka të dhëna për transportimin e saj’ shton më tej avokati.

Agata Carbonara vijon të jetë në spitalin e Traumës ku po kujdeset dhe bashkëshorti i saj ndërsa familjarët e tjerë janë kthyer në Itali

Familjarët i bëjnë thirrje autoriteteve kompetente për të përshpejtuar procesin e transferimit në Itali

“Është surreale ajo që po jetojmë. Sot rrezikojmë të humbasim mamanë tonë për shkak të një veprimi të papërgjegjshëm të një budallai që qëllon në ajër duke e goditur në gjoks” shkruan  vajza e Agata Carbonara, Gaia e Andrea në rrjete sociale.

Këto ditë, përveçse luftojmë për jetën e saj, jemi të detyruar të përballemi me një burokraci që pengon riatdhesimin e saj adekuat. Pyesim veten se me çfarë guximi dy patrullat e policisë, duke parë nënën tonë të kërrusur në një pellg gjaku, mund ta shpërfillnin. E si ka mundësi që ajo ende pret, me një plumb në mushkëri, të mund të mjekohet në gjendjen e saj”.


Lajmi kryesor:

U plagos me plumb qorr në Tiranë, 52 vjeçarja italiane largohet me helikopter drejt Italisë


S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?