50-vjeçari Shkëlqim Tafili nga fshati Hambar i Fierit ka lindur me probleme me gjymtyrët. Gjatë gjithë jetës së tij ai ka qenë i detyruar të qëndrojë në shtrat, në pamundësi për të ecur.
Krahas sëmundjes që ka qenë bashkudhëtarë me të për 50 vite rresht, Shkëlqimi është i detyruar të përballojë dhe varfërinë. Në pamundësi për të pasur një krevat të posaçëm për të sëmurë, 50-vjeçari fle në tokë, pasi në divan ai nuk mund të qëndrojë për shkak të konstruktit të trupit dhe problemit që ai ka me gjymtyrët.
Shkëlqimi thotë se prej 30 vitesh i është dashur që të fle në tokë.
"Jeta ime kështu shkoj, por unë nuk kam as para. Nuk kam as krevat, vajta dhe në Tiranë dhe asgjë nuk më dhanë", thotë Shkëlqim Tafili
Nëna e tij, Ronja Tafili një grua e moshuar mbi 70 vjeçe thotë se bashkë me djalin marrin 200 mijë lekë të vjetra pension, me të cilat nuk mund të përballojë dot jetesën. Mes lotësh tregon mbi sëmundjen e djalit të saj dhe sesa e vështirë është për të që të kujdeset për një të paralizuar mes varfërisë që i shoqëron.
"Vetëm marrim 100 mijë lekë unë dhe 100 mijë lekë djali pension. Tani nuk e ngre dot, e marr zvarrë dhe e çoj në banjë, është bërë gjak nga kurrizi. 50 vjet, ashtu ka lindur. në divan nuk fle dot, ai bie dhe ja fle atje (në dyshme) dhe i dhembin kockat ", tha Ronja Tafili.
E moshuara bën apel për ndihmë pasi nuk arrin të plotësojë dhe kushtet minimale për djalin e saj. "Nuk dua Saraje" thotë ajo, ''por vetëm ndihmë''.
"Kërkojmë ndihmë, ndonjë lekë se nuk duam saraje ne", tha nëna.
Vojsava Tafili, kunata e 50-vjeçarit tregon mbi vuajtjet që kjo familje po kalon mes sëmundjes dhe varfërisë. Ajo kërkon ndihmë që të paktën të sigurohet një krevat i posaçëm në mënyrë që të mos qëndrojë më përtokë.
"Që kur ka mardhur këtu, ky kështu ka hequr. Të paktën një ndihmë të vogël, të jetojë dhe ai si gjithë njerëzit se nuk po fle njëherë në krevat", tha Vojsava Tafili
Personat të cilët janë të interesuar të ndihmojnë këtë familje të kontaktojnë me Report TV dhe Shqiptarja.com.
Do ta blei un at krevat ma nisni nje numur tel
PërgjigjuPer këte njeri fatkeq ka menduar dhe mendojnë përditë udhëheqësit tanë të ditur Fatos Nano,Sala,Ilir Floriri,Monika,Edi çimçakizi....ky është tërmeti i vërtet në Shqipëri....njërzit e pashpresë në mes çakenjve dhe hajdutëve...PPP
PërgjigjuFiks!