Foto nga projekti

'Flokët gri’ që përqafuan bukurinë natyrale (FOTO)

5 Mars 2020, 19:45| Përditesimi: 5 Mars 2020, 19:51

  • Share

Brigitta Zoutman ka realizuar një projekt fotografik me gra të cilat nuk preferojnë t’i lyejnë flokët e tyre të thinjura.

Ajo është shprehur se është frymëzuar nga një portret që ka marrë nga nëna e saj.

“Teksa e binda që të vinte në studion time për një seancë fotografish, unë u mahnita se sa të bardha ishin bërë flokët e saj.

Më bëri të mendoja për bisedat që kemi bërë gjatë këtyre viteve, kaq shumë qëndrime të ndryshme, për tu ngjyrosur apo jo për t'u lyer”, ka thënë ajo për Bored Panda.

Janine Wood është një nga modelet për këtë xhirim dhe është pyetur se pse kishte vendosur të mos i lyente flokët.

"Fillova të kisha flokë gri në të njëzetat e mia dhe menjëherë fillova t’i ngjyrosja. Burrit tim nuk i pëlqyen flokët e mi të lyer, por unë vazhdova, pasi nuk doja ta 'lëshoja veten'.

Në vitin 2018 shkova në Zvicër për të vizituar mbesën time, me të cilën jam shumë e afërt. Vendosa që atëherë të mos i lyeja më. Unë kurrë nuk kam qenë më e lumtur se sa tani me flokët e mi.

Është kaq çliruese të mos jesh skllav i ngjyrosjes së rrënjëve. Flokët e mia janë në gjendje shumë më të mirë dhe i dua. Burri im mendon se është e  shkëlqyer dhe unë kam pasur vetëm komplimenta, jo se më intereson.

Është një vendim i madh për ta bërë, por një nga gjërat më të mira që kam bërë", është shprehur Janine.

Violeta Fenn ishte një tjetër vullnetare për setin fotografik.

"Unë po plakem duke kujtuar heroinat në filmat e mi të dashur klasik horror, më mirë të dukesha si Nusja e Frankenstein sesa deleja e veshur si qengji", është shprehur ajo.

Fotografja u shpreh se ishte një mbledhje kaq frymëzuese me të gjitha gratë.

Përmes tyre tregohet natyraliteti në çdo pjesë të fytyrës së tyre. Më poshtë janë disa nga fotografitë e projektit të artistes Brigitta.

'Flokët gri’ që përqafuan bukurinë natyrale
13/15
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?