Porti i Durrësit

Fluksi i udhëtarëve pas festave të fundvitit, Autoriteti Portual Durrës: Nga nesër rinisin lundrimet e dyfishta të trageteve drejt Italisë

3 Janar, 22:37| Përditesimi: 4 Janar, 15:51

  • Share

Pas festave të fundvitit, emigrantët shqiptarë kanë nisur të kthehen në vendet ku punojnë dhe jetojnë. Kjo ka sjellë rritje të fluksit, së fundmi edhe në Portin e Durrësit. Nëpërmjet një njoftimi Autoriteti Portual i Durrësit njofton se duke nisur nga nesër (4 janar) do të rinisin lundrimet e dyfishta të trageteve (vajtje-ardhje brenda ditës).

Kjo është gjetur si metodë për të menaxhuar fluksin e lartë të emigrantëve që lundrojnë drejt Italisë dhe pritet që të zgjasë deri në datën 7 janar.

“Pas festave të fundvitit, rikthehet edhe fluksi i shtuar i pasagjerëve të cilët lundrojnë nëpërmjet Portit të Durrësit. Prej datës 4 janar do të rinisin lundrimet e dyfishta ( vajtje-ardhje brenda ditës), të trageteve të linjave detare të cilat operojnë me portet e Italisë fqinjë, kjo në funksion të menaxhimit të volumeve në rritje të udhëtarëve të cilët tashmë janë të përqëndruar në dalje të vendit.

Ndërkohë që aplikimi i masave shtesë, kryesisht në parametrat e sigurisë dhe të shërbimeve vijon të zbatohet me rigorozitet nga të gjitha instancat shtetërore dhe subjektet private të cilat operojnë në Terminalin e Trageteve, 22 sportele operacionale janë tashmë  dispozicion të përpunimit në kohë dhe pa vonesa të pasagjerëve dhe mjeteve”- thuhet në njoftimin e bërë nga APD.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?