80 stacione autobusësh kthehen elektrikë në Tiranë! Veliaj: Së shpejti parkim nëntokësor te ‘Nënë Tereza’! Kemi pasur fluks turistësh

28 Shkurt 2023, 13:37| Përditesimi: 28 Shkurt 2023, 15:45

  • Share

Së shpejti 80 stacione autobuzëve në kryeqytet do të kthehen në stacione elektrike. Ky investim tha kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është miratuar nga Këshilli Bashkiak dhe pritet që shumë shpejt të nisin punimet.

“Jemi duke shqyrtuar mundësinë që të kthejmë sheshin “Nënë Tereza” në një parkim nëntokësor, i cili të jetë ekskluziv vetëm për autobusët. Ndërkohë jemi duke menduar që xhepin e parkimit që fituam te Garda, që ta përshtatim për autobusë dhe ta kthejmë në stacion, derisa të bëjmë një zgjidhje nëntokë në Sheshin “Nënë Tereza”. Duhet të pranojmë që kemi bërë një revolucion me transportin e taksive, ku 60% janë elektrike. Impakti i parë kur vjen në Rinas, apo kur lëviz në Tiranë me një mjet ekologjik, është një publicitet i mirë për qytetin,” nënvizoi Veliaj. 

Veliaj foli edhe për projektin që sheshi “Nënë Tereza” të kthehet në një parkim nëntokësor për autobusët, dhe derisa ky investim të realizohet do shfrytëzohet zona e fituar tek Garda.

“Jemi duke shqyrtuar mundësinë që të kthejmë sheshin “Nënë Tereza” në një parkim nëntokësor, i cili të jetë ekskluziv vetëm për autobusët. Ndërkohë jemi duke menduar që xhepin e parkimit që fituam te Garda, që ta përshtatim për autobusë dhe ta kthejmë në stacion, derisa të bëjmë një zgjidhje nëntokë në Sheshin “Nënë Tereza”.

Gjatë takimit me guidat turistike, kryebashkiaku Veliaj tha se falë investimeve kryeqyteti ka njohur katërfishim të numrit të vizitorëve të huaj, duke u kthyer në një aktor të rëndësishëm të industrisë së turizmit.

“Unë besoj se, të paktën për pjesën e Tiranës qendrore, ia ka vlejtur mundimi dhe bashkëpunimi që kemi pasur. Kur kujtoj që, sidomos në vitin e kaluar kur kemi pasur edhe titujt Kryeqyteti Europian i Rinisë, apo këtë vit ai i Sportit, e kam pasur sfidë të hyj e të dal nga Bashkia prej grupeve të turistëve. Jam ndierë sikur jetoja në Babel, kur dëgjoja çfarë gjuhe fliste një grup dhe nuk e fliste grupi tjetër. Në këtë sens, unë besoj që këto janë ditët më të mira të turizmit në Tiranë. Pra, me gjithë problematikat që kemi, më mirë se kaq nuk ka qenë përpara dhe nuk ka qenë kurrë,” tha Veliaj. “Nuk besoj ka kaluar një vit që s’kemi shtuar një stacion të ri ku vërtet ia vlen të çosh turistë. Filluam me “Shtëpinë e gjetheve”, vazhduam me “Pazarin e Ri”, me Kalanë e Tiranës dhe janë bërë disa të quajtura “tourist traps”. Jam i bindur që Piramida do jetë atraksioni, në mos vendi më i instagramuar, të paktën tek tre më të kërkuarit nga turistët. Ai është një ballkon 360 gradë i Tiranës,” deklaroi ai.

Me shpalljen e Tiranës Kryeqytet i Sportit këtë vit, pritet që të ketë shtim të mëtejshëm të turistëve.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dott.Piano: 28/02/2023 23:44

    Nuk duam Stacion Autobusësh pranë Hyrjes në parkun e Liqenit Artificial!!!NonSence!?Edhe Sheshin më të bukur e të vetminë që ka ngal nga Arkitekti Bosio,që është Monument kulturor,mos e prek!!!Mbill pemë e zgjero Parkun È Gjelbër..,edhe poshtë Digës!!!Vendos ndriçim në Shesh!

    Përgjigju
  • Spqr: 28/02/2023 18:59

    Lali hajduti,mashtruesi,ordineri,betonuesi

    Përgjigju
  • Albi: 28/02/2023 16:12

    Shqiperia per 4 ore me makine kalon nga nje skaj ne tjetrin. Gjynah qe tirana eshte e mbi populluar e qytetet e tjera po shuhen.

    Përgjigju
  • Paradoksi: 28/02/2023 15:24

    Ore,je në Terezi ti,Parking nëntokësore bëji,po jo te Nënë Tereza!?!..Aty te 9 katëshet,mbas operas,ose në Periferi, jashtë Unazës së vogël!!!!Te Garda,mbill pemë

    Përgjigju
    • sazani: 01/03/2023 13:24

      Po fasadat e pallateve dhe sheshet brenda tyre tek pallatet E Dulakut tek Komuna e Parisit, eshte nje katrahure e vertete, nuk i perkasin aspak nje qender qyteti po nje getoje, administratoret licensohen nga Bashkia po nuk u kerkohet llogari per punen. Nje nderhyrje u be per rregullimin e nje tubacioni nga ujesjellesi dhe mbeti sheshi i parregulluar dhe i permbytur nga uji, plerat gjithandej te pahequr.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?