Politikë

Foltorja e Berishës përçan PD-në e Durrësit! Nënkryetari Burgija: Basha vendime pa na pyetur

6 Tetor 2021, 20:14| Përditesimi: 6 Tetor 2021, 20:25

  • Share

DURRËS- Që prej 9 shtatorit, kur kreu i PD, Lulzim Basha, lexoi vendimin e tij personal për largimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar, partia më e madhe opozitare në vend, ka kaluar orë të ethshme. Disa prej figurave më të njohura të PD-së janë pozicionuar krahas Berishës.

Report Tv është përpjekur të marrë një reagim nënkryetarin e degës së PD Durrës, Dritan Burgija për të mësuar qëndrimin e tij mbi vendimmarrjen e Bashës, por gjithashtu për të mësuar më shumë qëndrimet e tjera që janë mbajtur në mbledhjet e kryesisë.

Sipas Burgisë, në këto tetë vite janë marrë vendime pa u pyetur kryesia dhe forumet, vendime të cilat kanë rezultuar të gabuara. Përsa i përket situatës në PD dega Durrës, Burgija tregon se Berisha ka gjetur mbështetje të gjerë, gjë e cila u pasqyrua dhe në foltoren e Durrësit.

Përsa i përket qëndrimeve të tij, ai u shpreh i qartë se duhet kthyer shpresa ndaj Demokratëve të lodhur dhe të gjendur në udhëkryq, duke shpresuar në efekte të shpejta të levizjeve të fundit për t'u përgatitur për betejat e radhës.

Ndërkohë detaje të tjera dalin në lidhje me mbledhjet e kryesisë së Partisë Demokratike dega Durrës, ku fillimisht ka pasur aludime se nënkryetarët kanë kundërshtuar dhe debatuar me tona të ashpra Ferdinand Xhaferraj, sakaq ky i fundit edhe pse ende nuk ka mbajtur një qëndrim zyrtar, duket se nuk u është përgjigjur aspak kundërshtimeve të nënkryetarëve.

Burgija konfirmon për Report Tv se ai vetë ka qenë një ndër personat i cili ka kundërshtuar duke argumentuar se PD në zgjedhjet e fundit ka marrë mbi 600 mijë vota, por prap kjo nuk ishte e mjaftueshme për të drejtuar PD në fitore. Sikundër në këtë situatë është e qartë që një pjesë e konsiderueshme e këtyre votave shkon për Berishën, është shprehur Burgija, pashmagshmërisht i ka drejtuar Xhaferraj pyetjen:

"Si do të arrijmë ta marrim këtë mbështetje, pas kësaj që ka ndodhur?"

Xhaferraj ka refuzuar t'i japë një përgjigje kësaj pyetje. Ndërkohë që në lidhje me përçarjen e mundshme të PD, Burgija është shprehur shkurtimisht se "Demokratët i kanë sytë nga foltorja."

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?