Ka dy realitete që nuk mund të ndryshojnë në përballjen që kanë ata të foltores me SHBA-të.
1.Së pari, kanë një qëndrim “non grata” për korrupsion madhor dhe siç është tashmë e qartë, amerikanët jo vetëm që nuk kanë asnjë shenjë se mund të ketë kthim mbrapa, por me vizitën e sotme të ndihmës Sekretarit të Shtetit Amerikanët, ata u shprehën edhe njëherë në mënyrë zyrtare se janë të vendosur për ta ndihmuar Shqipërinë në luftën kundër korrupsionit! Madje, lufta ndaj korrupsionit është tashmë zyrtarisht busulla e marrëdhënieve mes SHBA-ve dhe Shqipërisë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë një vëmendje të veçantë për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj dhe baza e kësaj është një shtet demokratik dhe po ashtu një shtet ku korrupsioni nuk është model as politik apo edhe më keq qeverisje
2.Së dyti, Ata të foltores qëndrimin e SHBA ndaj tyre e kanë pikërisht tek kushtetuta që ata kanë dhe pikërisht kemi të bëjmë me amendamentin e XXII të ratifikuar më 27 shkurt të vitit 1951 ku u vendos limiti i dy mandateve. Pra, pas dy mandatesh, pavarësisht suksesit dhe madhështisë apo popullaritet që mund të kishte një president, ai nuk mund të garonte më për tu rizgjedhur.
Vetë historia shtetërore e SHBA dhe po ashtu demokracia e tyre është një revoltë kundër pushtetit të përhershëm siç ishte Mbretëria Britanike e po ashtu edhe kundër çdo forme trashëgimie pushteti. Ata, si gjatë koloni të para, vendosen të mblidhen dhe të organizohen për të mos paguar taksa pa pasur përfaqësim dhe për të mos pasur një mbretëri. Amerikanët, janë pro lidershipit të fortë, por nuk mund të jenë nuk kanë qenë kurrë për një lidership të përhershëm, apo të trashëguar. Sovraniteti i takon popullit dhe ata vendosin për përfaqësuesit dhe për drejtuesit, por një president nuk mund të jetë më shumë se dy mandate si kandidat për të marr besimin apo mosbesimin e shtetasve amerikan.
Në fillim amerikanët nuk e kishin parashikuar kufizimin e mandateve të presidentëve dhe kjo lidhet edhe me faktin se demokracia amerikane ishte sui generis dhe si e tillë kishte nevojë të evoluonte bashkë me evolucionin e shoqërisë dhe precedentët do të ishin mësimi më i mirë për të ardhmen e saj si dhe për modifikimet e mundshme. Në këtë këndvështrim, të drejtat dhe liritë themelore kanë udhëhequr demokracinë e SHBA dhe kjo e fundit ka diktuar të ardhmen dhe qëndrueshmërinë në nivel shtetëror.
Me rastin e Fraklin Delano Roosevelet, SHBA e panë të arsyeshme për të bërë një kthesë të rëndësishme duke futur amendamentin e më sipërm si kusht për rotacion të elitave. Edhe kur ka pasur ndonjë paqartësi kushtetuese për rastet e presidenteve të më vonshëm, pjekuria e tyre, respekti nda demokracisë dhe ndaj vendit, kanë bërë që ata vetë të tërhiqen nga garimi pas pasur nevojë që Korti Suprem të bënte interpretime rast pas rasti.
Nëse ne në Shqipëri duke u nisur edhe nga eksperienca e monizmit apo edhe ajo e tranzicionit, do të kishin reflektuar për të shpëtuar demokracinë duke futur limitin e mandateve, sot nuk do të kishim një foltore e për më tepër nuk do të kishim as thirrje për një kuvend me datë 11 dhjetor. Megjithatë, precedenti i foltores, i ngjashëm me rastin e Roosevelt është një arsye që në ndryshimet e reja kushtetuese të rishikohet me seriozitet Kushtetuta e sidomos për sa i përket limitimit të mandateve. Ndryshimet themelore që duhet të behën për të arritur në limitimin e mandateve është edhe mundësia reale që Presidenti të zgjidhet nga populli e në këtë këndvështrim të rishikohet raporti mes Kryeministrit e Presidenti, duke mos përjashtuar asnjërin prej tyre në limitimin e mundshëm të mandateve. Shqipëria mund të ndjek modelin francez të një Gjysmëpresidencializmi e madje mund të shkoj edhe më tej duke aprovuar një gjysmëpresidencializëm të butë.
Foltorja ka dy përballje ose dy bllokada përballë SHBA që nuk i japin asnjë lloj shprese për të kthyer në një formë zyrtare partiake e as më pak për të pasur shansin për të qeverisur edhe njëherë Shqipërinë. Foltorja, për arsyet që thamë më sipër, por mbi të gjitha edhe për shkak të konsumimit të gjatë e të tepruar politik në 30 vite tranzicion është jashtë në kohë dhe hapësirë e për pasojë nuk mund të jetë e as të konsiderohet alternativë. Përgjigja e sotme e zëvendës Sekretarit të Shtetit ishte e qartë për ta e ndoshta kanë akoma kohë e mundësi të reflektojnë. Një meritë ka foltorja, sepse si pasojë e vendimit “non grata” të SHBA, po bën të mundurën ndarjen e dy epokave, atë që i përket të kaluarës të nisur në fillim të viteve ’90 dhe që mbaron më 11 dhjetor dhe po ashtu, nisjen e një epoke të re, me një mendësi të re që fillon zyrtarisht me datë 18 dhjetor.
IA ke fut kot daull. Ai amandamenti ska lidhje me kryetarin e partive, por flet vetem per dy mandate te nje pasnjeshme te presidentit. Hap e lexo pak me shume qe te behesh njeri. KEshtu eshte kur flet nga bytha pa ditur se cfare.
Përgjigju