'Foltorja' i përgjigjet Bashës: Halli i demokratëve janë pazaret e tua me Ramën

3 Dhjetor 2021, 19:37| Përditesimi: 3 Dhjetor 2021, 19:42

  • Share

1638556933_autoBerishaneDevoll71638555912.jpg

Zëdhënësja e 'Foltores' së Berishës, Floriana Garo, i është përgjigjur deklaratës së kryedemokratit Lulzim Basha i cili reagoi pas akuzave të Berishës se ai është shpallur si anëtar i organizatës kriminale nga autoritetet belge për çështjen ‘Toyota Yaris’. Garo shprehen se i vetmi hall i shqiptarëve dhe demokratëve janë dështimet dhe pazaret e Bashës me Ramën.

“Halli i i vërtetë i demokratëve dhe i shqiptarëve janë dështimet dhe humbjet e një pas njëshme të peng kryetarit që i dhuruan mandatin e tretë regjimit më të korruptuar të Europës. Halli i vërtetë i demokratëve është shpërdorimi dhe tradhëtia ndaj sakfrificave të tyre për pazaret e kryetarit! Për dosjet dhe pazaret e Bashës ka 8 vjet që demokratët kalojnë nga humbja në humbje! Kuvendi Kombëtar i datës 11 Dhjetor i mbledhur me vullnetin e mbi 5 mijë delegatëve do të shënojë fundin e pazareve Rama-Basha dhe rikthimin e Partisë Demokratike në misionin e saj të shenjtë për rrëzimin e regjimit të Edi Ramës. Partia Demokratike do ta realizoje këtë mision në aleancë me gjithë demokratet dhe qytetarët që kerkojnë shpëtimin e Shqipërise përmes një PD më të fortë, më të hapur dhe më të bashkuar! Të gjithë bashkë në 11 Dhjetor për të nisur rrugën drejt FITORES!”-thuhet në deklaratën e Garos.


Lajmi kryesor:

Berisha: Pengkryetari anëtar i organizatës kriminale nga belgët për 'Toyota Yaris'! ‘11 dhjetori’ zhvillohet në ‘Air Albania’...(stadiumin që e cilësonte si folenë e klanit mafioz të Ramës)


  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?