Ish kryeministri. Sali Berisha

Foltorja linçon egërsisht njerëzit e PD që garojnë për kryetarë bashkie

12 Mars 2023, 19:23| Përditesimi: 12 Mars 2023, 19:27

  • Share

Nuk ndalet linçimi i foltores për të gjithë ata njerëz që janë ofruar si një mundësi për të kandiduar më 14 maj për krytar bashkie nën siglën e PD-së.

Një nga këto emra është edhe Rudi Erebara, shkrimtar, artist, publicist, por edhe aktivist shoqëror prej vitesh. Prej disa ditësh, emri i tij ka qarkulluar si një kandidaturë e mundshme për kryetar bashkie të Tiranës. Qarkullimi i mundësisë që Erebara të kandidojë për krybashkiak të kryqytetit, ka marrë një mbështetje nga mbështetës të PD-së, që janë rreshtuar në betejë kundër Berishës.

Gazetari, Nebil Çika, i cili kohët e fundit ka qenë mjaft aktiv në media në polemikat me njerëzit e foltores, ka mbështetur mundësinë që Erebara të kandidojë për Tiranën.

“Shpresoj shumë  që Rudi Erebara të jetë kandidati i PD për kreun e Bashkisë Tiranë . Besoj se është një nga zgjidhjet më me këmbë në tokë që PD ka bërë në përzgjedhjet e përfaqësuesve të sajë politikë . Shkrimtar, poet, gazetar, përkthyes, aktivist politik e shoqëror dhe qytetar i respektuar, Rudi plotëson kushtet që shumica e qytetarëve normalë të Tiranës do të donin të kishin në krye të Bashkisë.

Ato që unë vlerësoj tek Rudi janë suksesi që ai ka arritur pa asnjë përkrahje politike  ekonomike apo të natyrave të tjera në punën e tij të vlerësuar brenda dhe jashtë vendit.

Dhe me e rëndësishmja ndershmëria , qëndrimi i tij antikonforomist ndaj zhvillimeve politike, sociale e ekonomike në vend.

E thënë me pak fjalë Rudi është kandidati që ka  bërë vetë gjërat në jetën e tij .  Dhe një njeri që me punë e talent arrin të jetë i suksesshëm për vete, do të mund të bëjë diçka edhe për të tjerët, në se i besohet kjo e i jepen mjetet e mundësitë për ta bërë këtë”, shkruan Çika.

Ndërkaq, njerëz të foltores kanë lëshuar një fushatë, duke e cilësuar veprimin e tij si blasfem. Ndërkaq, media pranë Berishës kanë nisur të nxjerrin video ku e sulmojnë ashpër. Vetë Erebara, i cili ka qenë edhe një nga aktivistët për mos prishjen e Teatrit Kombëtar shkruan me ironi: “He e shikoni sa urrejtje ka per mua? Edhe unë nuk i kam bërë këtij vendi asnjë të keqe”.

Ndërkaq, të tjerë persona që janë pranë opozitës si mjedis, janë shprehur të terrorizuar nga linçimi i Erebarës.

Endri Tafani shkruan se “Nga mënyra si po e trajtojnë militantët e "opozitës" Rudi Erebara nuk më bëhet fare të shkoj në votime kësaj rradhe. Njerëz pa pikë vlerash që shajnë një shkrimtar të talentuar, te shumë përkthyer e me çmime Europiane.

Njerez pa pikë vlerash që sulmojnë një njeri që është futur mes flakëve për të shpëtuar trashëgiminë kulturore të Tiranës.

Njerëz pa pikë vlerash që votojnë politikane me vila, por që sulmojnë si të shitur dikë që nuk ka shitur kurrë shpirtin e dinjitetin e vet e jeton në një shtëpi të thjeshtë.

Tani më thoni sa janë mundësitë që këta njerëz me këtë mentalitet të kenë gjetur "kandidatin ideal" përballë Erion Velise, kur ata vetë janë si ai?!

Zero. Të shkosh të votosh duke ditur këto, të duket vetja i përdhunuar.  Këto zgjedhje ikën. Është e qartë. Ndërkaq, deri tani kanë shpallur s’do të kandidojnë për kryetar bashkie në Tiranë, edhe Lajla Pernaska, Arjan Galdini, si dhe Arlind Qori.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • ARBËRORI: 13/03/2023 11:33

    O qeni bastard hajdut kriminel Sali BAJGA Po hik mor plak gërdall nga politika që ti e ke qelbur keq. Mjaft se je njeriu më i diskretituar i Shqipris je nj wc e ndyr o fëlliqsir.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?