Elon Musk është kërcënuar nga Kreu i Agjencisë ruse të Hapësirës për ndërhyrjet e tij për t’i mundësuar Ukrainës shërbimin e internetit.
Për të shpërndarë internet në 32 vende të ndryshme të botës, Musk ka përdorur “Starlink”, grupin prej më shumë se 2000 satelitësh në orbitën e Tokës.
Raportohet se shërbimi ka një prani të madhe në Ukrainë, me qëllimin e qartë për ta mbajtur vendin “online” në mes të pushtimit të vazhdueshëm Rus. Miliarderi tha se ata kishin rezistuar ndaj sulmeve të hakerave dhe përpjekjet për bllokim nga rusët gjatë muajit prill.
Musk postoi në Twitter për mediat ruse të dielën mbrëma, informacionin e dhënë nga Dmitry Rogozin, Kreu i Agjencisë Ruse të Hapësirës “Roscosmos”.
Rogozin gjithashtu e postoi dhe vetë deklaratën në rrjetin social “Telegram.
Rogozin i cili deri dje mburrej se Rusia mund të shkatërrojë të gjitha vendet e NATO-s për gjysmë ore, akuzon Musk se ka ndihmuar duke i dhënë pajisje “Starlink’ si dhe degëve të ushtrisë ukrainase.