Politikë

Formulari i Bashës për të testuar mbështetjen e anëtarësisë, Berisha: Grisini pseudoformularët, ka edhe 'patronazhistin' aty

23 Nëntor 2021, 18:12| Përditesimi: 23 Nëntor 2021, 19:08

  • Share

 

Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi gjatë një takimi me demokratët e Matit edhe formularët e shpërndarë nga PD një ditë më parë, për thirrjen e Kuvendit Kombëtar në datën 18 dhjetor. Berisha tha se pseudoformularët kanë dalë nga zyra e Edi Ramës aq sa aty janë parashikuar edhe partonazhistët, një sistem i huazuar nga PS. Griseni atë formular, ishte porosia e Berishës për anëtarësinë demokrate, duke i ftuar ata që të marrin pjesë te Kuvendi i rithemelimit të PD më 11 dhjetor.  

"E patë një pseudoformular të marrë nga zyra e Edi Ramës, ku thuhet personi përgjegjës 'partonazhisti'. I dha edhe sistemin e patronazhistëve. Griseni atë paçavure po erdhi, por me duket se nuk ia merr njeri. I them Edi Ramës se erdhe në pushtet duke bërë thirrje hapur i gjithë llumi të bashkohet kundër Sali Berishës, unë u bëj thirrje grave, burrave, njerëzve idealistë, të bashkohemi për të shpëtuar Shqipërinë nga narkoshteti për ta bërë atë vend të shpresave tona, vend të shpresave të fëmijëve tanë. 11 dhjetori shënon fillimin e revolucionit tonë. Ne e dimë se Edi Rama është armik i votës, nuk heq dorë nga rrëmbimi dhe plaçkitja e saj, por ne zotohemi se do të votojmë të lirë, i themi Edi Ramës se do të votojmë të lirë pa ty. Bëhu gati, na ke borxh votën, po nuk e hape rrugën, do të të detyrojmë ne ta hapësh. Ne do të votojmë. Një biznesmen më tha se nëse nuk betohemi për protestë 6 mujore kundër kreut të Meduzës, ne nuk jemi demokratë. Ne nuk i ndahemi atij, e ka ndjerë ai, prandaj është tmerruar", - u shpreh Berisha.


Lajmi kryesor:

Berisha nga Burreli: Përgjigju a i ndave apo jo paratë me Ballën? Basha: Për dosjen 'Toyota Yaris' më akuzoi dhe Rama një javë më parë, sa poshtë bie çdo ditë


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?