Armando Broja

FOTO/ Armando Broja 'konfirmon' ftesën për në Euro 2024, sulmuesi mbërrin në Tiranë

24 Maj, 18:33| Përditesimi: 24 Maj, 18:39

  • Share

Kombëtarja shqiptare e futbollit është pjesë e Grupit B të Euro 2024 që zhvillohet në Gjermani nga 14 qershori - 14 korrik. Të hënën e 27 majit në 16:00 trajneri Sylvinho do bëjë me dije edhe listën e 26 futbollistëve të grumbulluar, ndërsa duket se Armando Broja ka konfirmuar prezencën.

Sulmuesi i Chelsea, i cili mbylli huazimin te Fulham, është parë pasditen e së premtes (24 maj) në "Air Albania", aty ku luhet finalja e vogël e Superligës mes Skënderbeut dhe Vllaznisë.

"Padashur" Broja ka konfirmuar se është një nga emrat që Sylvinho do marrë me vete në Euro 2024, duke shuar çdo dilemë se minutat e pakta mund ta mbanin jashtë Kombëtares.

Armando Broja

S.DH/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ana: 27/05/2024 19:28

    Suks3se armando

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?