FOTO/ Bllokohet lokali në Elbasan ku u helmuan 44 dasmorë, tek "Laguna Blu" këndonin edhe VIP-a (Detaje)

7 Gusht 2018, 12:13| Përditesimi: 7 Gusht 2018, 15:40

  • Share

Të paktën 44 dasmorë të pranishëm në tre dasma të zhvilluara të shtunën dhe të dielën në Elbasan u helmuan nga ushqimi. Report Tv mëson se të gjithë dasmorët janë helmuar në lokalin "Laguna Blu" që ndodhet në unazën e këtij qyteti. Ndërkohë që AKU-së iu deshën disa ditë që të merrte masa e të bllokonte lokalin në fjalë.

Lokali rezulton të ketë pasur mungesë të rëndë të kushteve higjeno-sanitare dhe mungesë të dokumentacionit shoqërues për produktet që iu gjetën brenda gjatë inspektimit. AKU gjithashtu  mori edhe masën administrative gjobë në vlerën 700.000 lekë.

"Nga verifikimi i subjektit të shtetasit Manol Musaj rezultoi se kishte mungesë të rëndë të kushteve higjeno-sanitare si dhe mungesë të dokumentacionit shoqërues(gjurmueshmëri). Në momentin e inspektimit në subjekt, ndodheshin 12 kg mish vici, 40 kokrra veze, 25 kg mish gici, 5 kg djathë i bardhë si dhe 4 kg djathtë kaçkavall pa etiketë. Për produktet e gjendura në subjekt u realizua marrja e mostrave me qëllim kryerjen e analizave për prezencë të Salmonelës",- sqaron AKU.

 

Ne foto, posteri i koncertit

Për helmimet u prononcua më herët edhe Luan Rrapi, nëndrejtor i spitalit rajon në Elbasan, i cili saktësoi se në urgjencën e këtij spitali kanë shkuar 44 persona, mes tyre edhe dy fëmijë. 31 prej të helmuarve vazhdojnë të qëndrojnë të shtruar në spital. 

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?