Breshëri në Konispol

Breshëri rrëzon përtokë mandarinat, prishen të mbjellat e fermerëve në Konispol (FOTO-VIDEO)

23 Shtator 2020, 10:07| Përditesimi: 23 Shtator 2020, 17:33

  • Share

KONISPOL- Shiu i parë  në këtë fillim vjeshte ka rënë pothuaj në gjithë rajonin e jugut, por pa krijuar probleme serioze. Por, ndryshe ka qenë kjo situatë në Bashkinë e Konispolit, ku ka rënë shumë breshër, i pazakontë ku madhësia e tij, pasi shkonte sa një top pinpongu.

Në fotot e sjella nga gazetari i Report Tv, vërehet një sasi e madhe breshëri që ka rënë në sipërfaqe të tokës. Breshëri ka dëmtuar mandarinat dhe pemët e tjera të fermerëve në Konispol, duke sjellë një dëm ekonomik për banorët e zonës, pikërisht në kohën kur po niste vjelja e këtyre pemëve.

Kryetari i bashkisë, Shuaip Beqiri, thotë se si pasojë e breshrit, janë dëmtuar shumë pemë frutore.

Nga verifikimi paraprak në terren nga grupet e punës vërehet se 30 për qind e prodhimit në agrume, mandarina e portokalle është dëmtuar, ndërkohë që dëmtimi tek ullinjtë është edhe më i  shumtë.

Breshër sa një top ping-pongu në Konispol, dëmtohen shumë pemë frutore (FOTO)

Lajmi kryesor:

Shirat e parë të vjeshtës sjellin probleme në qarkullim/ Breshëri i madh dëmton pemët frutore në Konispol, përmbyten rrugët në Durrës, Lushnje dhe Lezhë (VIDEO)


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?