Foto EKSKLUZIVE/ Vëllai në burg si 'killer me pagesë', informatori i zbuloi se kishte vrarë motrën! Kjo është 23-vjeçarja që babë e bir e groposën te Mali me Gropa!

5 Shtator 2020, 11:14| Përditesimi: 5 Shtator 2020, 17:48

  • Share

TIRANË- Kjo është foto e fundit e Eglantina Bucit që Report Tv e siguron ekskluzivisht, kur ajo ishte 23 vjeç. Në vitin 2012 e reja u ekzekutua nga vëllai, Shkëlzeni dhe babai i saj Faik Buci sepse ajo nuk i pyeti per bashkëjetesën e saj me një djalë. Për të zbardhur këtë krim mbuluar nga heshtja ndër vite pa ditur asnjë gjurmë të saj nëse ishte gjallë apo vdekur, hetuesve shqiptarë u është dashur nga viti 2012 ta rihapin dy herë dosjen.

1599298231_EGLANTINABUCI001.jpg

Asnjë kallëzim nga familjarët për humbjen e Eglantinës.Edhe sot në regjistrin e gjendjes civile apo atë të votuesve Eglantina e lindur në 14 tetor 1989, rezulton e gjallë. Nuk dihej ku ndodhej  deri sa 5 vite pas krimit, në 2017-ën, në Policinë e Tiranës, erdhi informacioni i parë.  “Shihni se Shkëlzeni me të atin kanë vrarë edhe Eglantinën” – Policia u vu ne lëvizje dhe e nisi nga babai i saj Faik Buci. Vëllai i saj, Shkëlzeni ishte  arrestuar si person i dyshuar për tentativën e vrasjes së aktorit Mishel Prela pranë gjimnazit “Partizani” në Tiranë, paguar nga Ervin Zallumi.  

Faik Buci duke fshehur krimin dha para policisë versionin se vajza e tij ishte punonjëse seksi në Turqi dhe ishte rrëmbyer nga një grup i rrezikshëm me të cilin policia nuk duhej të merrej.

Përballë këmbënguljes së oficerëve për ta hetuar çështjen, babai  ka mohuar të bijën.

1599300815_BUCI.jpg

Shkëlzen , Eglantina dhe  Faik Buci

Telefonata e parë për eshtrat në Malin me gropa është e hershme, nga një gjahtar që i pikasi ato, por analizimi i tyre deshi vite. Përgjatë dimrit të vitit 2017 agjentët e policisë së bashku me prokurorin Adriatik Cama shkuan në atë varr të hapur, por pa mundur të saktësojnë se kush ishte personi. Nga 2017-a deri në 2020-ën u desh që policia t’i drejtohet laboratorit në Kosovë  për ekzaminimin e ADN-së ku rezultuan të njëjtat me atë të nënës së Eglantinës.

E më datë 2 shtator 2020 u rithirr në polici Faik Buci duke u pyetur nëse donte t’i varroste eshtrat e së bijës. Por me gjakftohtësi siç tregojnë burimet ai ka deklaruar se vetëm nëse mëson se kush e ka vrarë e nëse vërtetë është ajo, atëherë do të kryente një ceremoni.

Por kur policia i ka nxjerrë rezultatet e ADN-së që konfirmonin edhe dëmtimet me një armë zjarri në nofullën e majtë të skeletit të kokës së Eglantinës, ai ka heshtur duke thënë se për gjithçka dyshohet do të flasë në një moment të dytë.

Faik Buci është arrestuar me akuzën e vrasjes për rrethana familjare, moskallëzimit të krimit, zhdukjes së kufomës e armëmbajtjes pa leje. Në të njëjtën akuzë është edhe i biri i tij Shkëlzen Buci i cili po vuan një tjetër dënim me 13 vite burg dhe ndodhet në qeli, ndërsa pritet që ditën e hënë atyre t’u komunikohet në gjykatë masa shtesë. 

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Filan fisteku.: 06/09/2020 20:21

    Jo po ta kishin lene te behesh atobuz.......! Hyp zbrit cunat. Mjer ata te shkretet, qe shkaterruan jeten per nje femer imorale.

    Përgjigju
  • Iris: 05/09/2020 23:48

    Valle,si e ka zene gjumi kete baba ate nate,se I vellai ishte kobure e shkrehur,por I ati si?!Po nena e ka ditur te verteten,apo edhe ate e kane mashtruar keta injorante fanatike te ardhur nga vendet arabe,se shqipetari I vertete nuk ben vrasje nderi kunder femrave ?

    Përgjigju
  • Taso: 05/09/2020 16:42

    Denimi me vdekje jo e hakkk puhhh shtet leshi

    Përgjigju
  • Idiotesi: 05/09/2020 16:38

    Keta perbindesha si duhen askujt, duhen lidhur atje te mali me gropa qe ti hane ujqerit .

    Përgjigju
  • Vicidoli: 05/09/2020 16:13

    Ka mbroj nderin kanunin

    Përgjigju
  • Pupupu: 05/09/2020 16:08

    Thjesht pa fjale! E tmerrshme!!!

    Përgjigju
  • meri: 05/09/2020 14:01

    Edhe kjo eshte nji arsye qe shqiptaret largohen nga vendi.Mentaliteti i shoqerise shqiptare te tmerron....

    Përgjigju
    • O kanunas: 06/09/2020 09:27

      Qeke rrot k*** me patent. pse re rika i ka dal pronari ketyre femrave?Sillu mire do te thot bej si te thone ata? Te kujdesen gjithë jeten mos ti reshkase sapuni tani keta burrat me kanun.Edhe ti si ata perfundofsh

    • Kanunasi: 06/09/2020 07:29

      Te ka shku mendja per keq me duket. Sillu mire me familjen dhe ste gjen gje.

  • www.youngtribune.com: 05/09/2020 11:56

    Injorance shqiptare. E gjithe familja u shkaterrua vetem per traditen e malsorit

    Përgjigju
    • Wwww.gjoksimegrope.com: 05/09/2020 13:56

      Familja nuk u shkaterrua nga tradita e malesorit por nga iinjoranca e tyre dhe fryma e pandershkueshmerise ligjore e shoqerore , siç ka ndodhur dhe ne shume vende të tjera të Shqiperise

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?