Ministrja Kushi së bashku me të bijat

Kronikë

FOTOLAJM, Evis Kushi e kalon të dielën me të bijat! Vizitojnë së bashku Mësonjëtoren e Parë Shqipe në Korçë

9 Maj 2021, 14:32| Përditesimi: 9 Maj 2021, 14:52

  • Share

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka zgjedhur ta kalojë këtë të diel në Korçë me dy vajzat e saj, ku kanë vizituar së bashku Muzeun e Arsimit "Mësonjtorja e parë shqipe".

"E shfrytëzova këtë të diel të bukur për të sjellë Anën dhe Lunën në Mësonjëtoren e Parë Shqipe në Korçë, që të mësojnë më shumë për kontributin e çmuar dhe sakrificat e të parëve tanë për të mundësuar mësimin e gjuhës tonë të bukur shqipe si dhe edukimin kulturor e patriotik", shkruan Kushi në Facebook.

Ndërkohë, ajo shprehet gjithashtu se ndihet krenare për vlerat e larta historike të popullit shqiptar që mishëron kjo ndërtesë e restauruar kohët e fundit si Muzeu i Arsimit.

Foto e postuara në Facebook nga ministrja Evis Kushi

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?