Xhino Koça një 29-vjeçar nga Durrësi, i dha fund tragjikisht jetën duke u hedhur nga kati i tretë i spitalit “Shefqet Ndroqi” ku ndodhej i shtruar prej 4 ditësh pasi ishte prekur nga koronavirusi. Sipas një njoftimi zyrtar të policisë së Tiranës, i riu është vetëhedhur rreth orës 04:30 të mëngjesit të së enjtes, duke ndërruar jetë.
Për ngjarjen e rëndë kanë nisur hetimet, ndërsa në një reagim të spitalit “Shefqet Ndroqi” thuhet se i riu po trajtohej “me terapinë e plotë të mjekimit dhe gjendja e tij ishte e stabilizuar”
Xhino Koça ishte djali i vogël i një familje durrsake, ndërsa nëna e tij është stiliste e njohur. Trupi i tij i pajetë u dërgua në morgun e Tiranës, aty ku ishte e pamundur të merrje një reagim të të afërmve për arsyet që mund ta kenë çuar Xhinon drejt aktit ekstrem të vetëvrasjes.
Lajmi kryesor:
Vetëvritet i riu me COVID, nisin hetimet! Kush është i 29-vjeçari, djali i stilistes së njohur që u hodh nga kati i 3-të i Sanatoriumit (FOTO)
B.K.//ReportTv.al