VIP & Spektakël

FOTO/ Ministrja Edona Bilali bëhet nënë për herë të parë, zbulon emrin e veçantë të vogëlushit

28 Shtator 2022, 20:12| Përditesimi: 28 Shtator 2022, 20:14

  • Share

Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali është bërë nënë për herë të parë. Lajmin e ka bërë me dije vetë ministrja përmes një postimi në ‘Facebook’.

Bilali ka sjellë në jetë një djalë, të cilit i ka vendosur me emrin Eden.

“Sot bota mori një dimension tjetër. Eden na e plotësoi familjen. Faleminderit të gjithëve për urimet”, ka shkruar ministrja krahas fotos, në të cilën ka marrë urime të shumta nga miqtë dhe ndjekësit e saj.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?