Segmenti 3 kilometra i aksit Kukës-Morinë në rrugën e Kombit vijon të jetë i bllokuar për shkak të vendosjes së Urës së Madhe mbi Drin. Asnjë automjet nuk do të qarkullojë edhe për 12 ditë të tjera saç është planifikuar bllokimi deri në rrëshqitjen e urës mbi bazament.
Report Tv sjell pamjet nga ky aks totalisht bosh, pas asnjë mjet.
Aktualisht, devijimi i lëvizjes bëhet te Ura Drinit të Zi – Rruga hyrëse në qytetin e Kukësit dalja për Kosovë në nyjën e Shtiqenit.
Ndërsa për lëvizjen nga Morina në Milot, devijimi i lëvizjes bëhet, tek rampa dalëse e mbikalimi tek nyja e re e aeroportit dhe dalja në urën e Drinit të Zi.