FOTO/ “Shihemi të premten majmun”, Majkell Ngo i kthehet keq tifozit të Partizanit

23 Shkurt 2019, 12:39| Përditesimi: 23 Shkurt 2019, 12:54

  • Share

Derbi i të premtës mes Tiranës dhe Partizanit, i vlefshëm për javën e 24 të Superligës është ndezur shumë ditë para. Ka qenë një koment i një tifozi të Partizanit në rrjetet sociale që ka irrituar në maksimum sulmuesin e Tiranës Majkëll Ngo.

Tifozi i Partizanit ka etiketuar sulmuesin në komentin e tij dhe ka shkruar: “Shihemi të premten majmun”.

Ngo, i cili njihet si përdorues i shpeshtë i rrjeteve sociale, nuk ia ka përtuar dhe I është përgjigjur po me ofendim tifozit të Partizanit. Ky i fundit me siguri ka mbetur pa fjalë kur ka parë se çfarë ka shkruar sulmuesi shtatlartë anglez.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?