Report Tv ka siguruar foto të Gëzim Çelës pas arrestimit të tij në Kosovë, mbrëmjen e sotme ( 8 dhjetor).
I njohur si baron i kokainës, Gëzim Çela nga Kurbini duket se i është nënshtruar operacioneve plastike, për ndryshimin dhe kurimin e pamjes së tij të jashtëm.
Kjo pasi në foton e ditës së sotme, kur edhe u vu në pranga, Çela duket më i rinuar në pamje si dhe me shumë flokë. Një tjetër detaj që vihet re janë edhe veshët e tij, të cilët tashmë duket sikur janë më të puthitur me kokën.
Në Kosovë, Gëzim Çela përdorte emrin si Bekim Bajraktari.
Çela është i njohur si “bosi i trafikut të drogës” që vinte nga Turqia, përmes Bullgarisë, Maqedonisë e Shqipërisë, drejt Kosovës dhe vendeve Perëndimore.
Lajmi kryesor:
Koka e trafikut të kokainës e heroinës në Evropë, arrestohet në Kosovë Gëzim Çela! Report TV siguron foton, i transformuar ndër vite
M.Q.//ReportTv.al