FOTO/ 'Ylberi fantazmë', fenomeni që mrekulloi banorët në Angli

28 Dhjetor 2021, 09:20| Përditesimi: 28 Dhjetor 2021, 09:22

  • Share

Një fenomen i motit i njohur si hark mjegulle, mrekulloi qytetarët në Bregun Lindor të Anglisë gjatë fundjavës, pasi u krijuan kushtet perfekte për të krijuar efektin e ylberit pa ngjyrë, i quajtur edhe 'ylberi fantazmë'.

"Të shtunën, reja e ulët dhe mjegulla u holluan përgjatë pjesëve të bregdetit tonë, duke lejuar diellin të depërtonte. Kjo krijoi kushte ideale për harqet e mjegullës", shpjegoi meteorologu Dan Holley.  

Fotot e fenomenit u shpërndanë me shpejtësi në rrjet, ndërsa qytetarët patën mundësi ta shihnin atë në brigjet e Norfolk, Suffolk dhe Essex.

Foto të fenomenit

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?