Një makinë tip ‘Benz’ është djegur në Elbasan mbrëmjen e sotme. Mjeti ka qenë i parkuar në lagjen ‘Fushë Mbret’ të Elbasanit në momentin kur ka shpërthyer në flakë.
Makina ishte në pronësi të Shaban Dokut, i cili nuk njihet si person me precedent penal.
Nuk dihen shkaqet e rënies së zjarri nëse ka ndodhur nga defekt elektrik apo ka qenë i qëllimshëm. Policia dhe zjarrfikësja po shuajnë flakët dhe vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Komento