Fotoja që tronditi botën, zbulohet se çfarë ka ndodhur me fatin e foshnjes që iu dorëzua ushtarit nga familja afgane kur talebanët morën pushtetin

9 Janar 2022, 21:30| Përditesimi: 9 Janar 2022, 22:18

  • Share

AFGANISTAN- Mes kaosit e varfërisë ekstreme, një lajm i mirë vjen nga Afganistani. Në mendjen e të gjithëve nga ditët në tension ku të gjithë po tentonin që të largoheshin në aeroport, u ngulit shumë thellë fotoja e një foshnjeje, të cilin prindërit ia dorëzuan ushtrisë. Sot ky fëmijë është gjetur!  Sohail Ahmadi, 7 muajsh është në Kabul dhe ishte marrë nga një taksist  29-vjeçar, i quajtur Hamid Safi, i cili po kujdesej për të si të ishte fëmija e tij.

Dashuria e taksistit për të voglin ishte shumë e madhe, saqë janë dashur plot 7 javë negociatash, lutjesh, por edhe ndërhyrjeje nga Policia, që Safi t'ia dorëzonte gjyshit të tij që vijon të jetojë Kabul.

Ai tha se fëmija do t'i bashkohet prindërve, vëllezërve dhe motrave që u evakuuan muaj më parë në Shtetet e Bashkuara.Gjatë evakuimit të trazuar afgan gjatë verës, Mirza Ali Ahmadi, babai i djalit që kishte punuar si roje sigurie në ambasadën e SHBA-së dhe gruaja e tij Suraya kishin frikë se djali i tyre do të shtypej në turmën e njerëzve të dëshpëruar në aeroport. Ai rrëferu për Reuters se ia dorëzoi Sohailin një ushtari me uniformë për të cilin ai besonte se ishte një amerikan me shpresën se do e rimerrte.

Ahmadi shtoi se kërkoi me dëshpërim për djalin e tij brenda aeroportit, por si përgjigje mori se e kishin nxjerrë jashtë vendit veçmas dhe mund të ribashkohej me ta më vonë. Ata u evakuuan në një bazë ushtarake në Teksas e ndërsa për djalin kishin muaj që nuk kishin asnjë informacion, derisa tashmë e kanë gjetur dhe mund ta përqafojnë e t'ia ndjejnë aromën.

Ky rast nxjerr në pah vështirësinë me të cilin janë përballur shumë prindër, që janë detyruar të ndahen nga fëmijët e tyre. Refugjatët afganë e kanë të vështirë të marrin përgjigje se kur do mund të ribashkohen.

 

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?