Me të birin Zahon përdore dhe bashkëshorten Linda, kreu i PS-së, Edi Rama është i pranishëm në Vlorë, në mitingun përmbyllës të fushatës elektorale të PS. Një ditë më parë, në mitingun përmbyllës të fushatës së PS në Tiranë, Rama tha se Zaho kishte shprehur dëshirën që të ishte i pranishëm, dëshirë që duket se kryesocialisti ja ka plotësuar sot. Kujtojmë se Vlora është një nga dy qytet ku Rama kandidon për deputet, i 8 në listën e PS-së.
Lajmi kryesor:
‘Më 25 prill t'ia lëmë përgjithmonë historisë Saliun, Monikën dhe Ilirin’, Rama mbyll fushatën me familjen në skenë , Zaho përshëndet: Unë e dua Vlorën
//ReportTv.al