Fotolajm/Paqja në mes të dhunës
por e moshuara më pas zhgënjen!

8 Dhjetor 2015, 13:52| Përditesimi: 4 Janar 2019, 14:47

  • Share

Në një kohë kur në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" protestuesit po hidhnin tym me ngjyrë blu, gurë, shishe, shkopinj dhe vezë e vetmja gjë paqësore që u duk ishte një grua e moshuar e cila po puthte djalin e saj.
 
E ulur në shkallët e godinës së kryeministrisë, e cila ishte gjuajtur me mjete të ndryshme dhe e lyer me vezët e thyera nga muri i saj, e mbuluar me një shami, duket qartë qetësia dhe paqja që e karakterizon gruan, ndërsa anash saj shihet edhe një punonjës policie që po mundohet të ruajë qetësinë nga sulmet që po i bëheshin godinës së kryeministrisë.
 
Ky ishte i vetmi moment paqeje që karakterizoi protestën e sotme të opozitës në të cilën u pa dhunë ndaj institucioneve dhe shprehje e mllefit të protestuesve kundër qeverisë.

plaku plaka shkallet e kryeministrise
(Foto Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com)
protesta opizites 8 dhjetor
(Foto Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com)
plaka nga protesta
(Foto Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com)
protesta

...derisa u zbulua se e moshuara ishte nje nga demonstruesit e flakte te protestes se opozites. Ajo eshte fotografuar me heret duke i vene flaken pankartave.

plaka me logo

plaka me logo
(E moshuara duke ndezur pankartat, fotot të sjella në Facebook)
 
Redaksia Online
(F.T/A.Ç/shqiptarja.com)
 

//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?