Familjet e dëmtuara nga përmbytjet në Vlorë po ndihmohen me ndihma ushqimore dhe veshje.
Janë 33 familje që janë evukuar në konvikte ndërsa dëmet janë të mëdha.
Në një postim në facebook kryetari i bashkisë Ermal Dredha publikoi foto nga shpërndarja e ndihmave.
Dredha u shpreh gjithashtu se në ditët në vijim, bashkia, së bashku me grupet e dedikuara, do të dalë në terren për të ndihmuar qytetarët dhe për t’u siguruar që ata marrin mbështetjen financiare të nevojshme, për të rikthyer normalitetin në jetët e tyre.
Lajmi kryesor:
Përmbytjet në Vlorë, uji tërhiqet nga lagjet, po hiqet balta, e uji në garazhe Dredha e pranon: Shkak kanali i ujrave të shiut, u legalizuan ndërtimet mbi të!
S.G//ReportTv.al