Sot u zhvillua në varrezat e luftës së Komonuelthit te Liqeni Artificial i Tiranës ceremonia përkujtimore për 52 ushtarët britanike të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri.
Ajo që ra në sy ishte prezenca e ish-kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili u pa në ceremoni në shoqërinë e krerëve të komuniteteve fetare si dhe të Princ Lekës. Marrëdhëniet e ish-kryedemokratit me Belind Këlliçin, deputeti i cili është rreshtuar krah Rithemelimit të Sali Berishës, u dukën të ftohta. Ato të dy ishin rreshtuar në distancë nga njëri-tjetri dhe jo krah më krah.
Ndërkohë Këlliçi, i cili ka shpallur kandidaturën në primaret e Rithemelimit, u pa teksa shkëmbente një takim të ‘ngrohtë’ me deputetin socialist Pandeli Majko.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin diplomatë të huaj, përfshirë ambasadorin britanik Alastair King-Smith, ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë, ambasadorja amerikane Yuri Kim si dhe politikanë shqiptarë nga qeveria dhe nga opozita.
Ndërkaq ambasadorja e SHBA, Yuri Kim duket se 'nuk i është ndarë' krerëve të drejtësisë së re, drejtuesit të SPAK, Arbern Kraja dhe Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çelës.
Lajmi kryesor:
Përkujtohen ushtarakët anglezë të Luftës II Botërore! Smith e Zingraf: Bashkë për një botë demokratike të paqtë! Krrashi: Akuzat ndaj shqiptarëve, konsum i brendshëm
M.Q./ReportTv.al