Abdixhiku në takim me Ramën dhe Gjukanoviç

FOTOT/ Refuzoi të takonte Begajn në Kuvend, por kreu i LDK takoi Gjukanoviçin në hotel dhe Ramën në kafe

16 Gusht 2022, 16:29| Përditesimi: 16 Gusht 2022, 16:39

  • Share

Vizita e parë e Presidentit Bajram Begaj në Kosovë u shënjua edhe nga një 'incident' me një prej kryetarëve të partive politike atje. Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës , Lumir Abdixhiku refuzoi të zhvillojë një takim me Begajn me arsyetimin se ky i fundit nuk pranoi t’i takojë drejtuesit e LDK-së në selinë e partisë. Sipas një reagimi LDK ka shprehur keqardhje për morealizimin e takimit zyrtar me presidentin e ri të Shqipërisë.

Pra Lumir Abdixhiku thotë se Presidenti Begaj do të duhet ta kishte takuar në zyrat e partisë dhe jo në zyrat e Kuvendit të Kosovës u zhvilloi edhe takimet e tjera me partitë e tjera politike. Por në fakt kjo sjellje e kreut të partisë opozitare në Prishtinë është me dy standarde kur bëhet fjalë për takimet e tjera të mëparshme të tij.

Me një tjetër president të një vendi tjetër në rajon ai ka vepruar totalisht ndryshme. Tre muaj më parë, në maj, Abdixhiku e kishte takuar presidentin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviç dhe për të shkoi në një hotel në Prishtinë.

Abdixhiku dhe Gjukanoviç në një hotel në Prishtinë

Dhe ky nuk është rasti i vetëm që rrëzon arsyetimin e tij dhe të LDK-së për mos realizimin e takimit me Begajn. Abdixhiku më 20 qershor të këtij viti e k takuar Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama në një kafene në Prishtinë.

“Kafen e mëngjesit e pimë bashkë në Prishtinë; afër Sheshit Skënderbeu. Kosova dhe Shqipëria kanë të ardhme të mirë kur trajtojnë hapur e afër çdo temë e rrugëtim”, shkruante atëherë Abdixhiku në Facebook.

Rama dhe Abdixhiku në një kafe në Prishtinë

Në ditën e dytë të vizitës në Kosovë, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj është takuar në selinë e Kuvendit, me drejtues të opozitës parlamentare dhe përfaqësues të partive minoritare në Kosovë. Presidenti Begaj nënvizoi se mbështet plotësisht të drejtën legjitime të Kosovës për shtrirjen e autoritetit dhe vendosjen e sundimit të ligjit në veri të vendit, në bashkëpunim me ShBA-në dhe BE-në. Sipas tij dialogu me Serbinë është e vetmja mënyrë që të bëhet e qartë se realiteti i Kosovës së pavarur është i pakthyeshëm dhe i pandryshueshëm.  

Në ditën e parë të vizitës së tij në Kosovë, presidenti Bajram Begaj u takua me presidenten e Vjosa Osmani si dhe me kryeministrin Albin Kurti. Në këtë vizitë u përçuan mesazhe të rëndësishme që kishin një të përbashkët, nxitjen e bashkëpunimit mes 2 vendeve, për të qenë bashkë në çdo hap. 

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?