Arma kallashnikov e sekuestruar

Kronikë

Fqinjët përplasen me njëri-tjetrin dhe njëri prej tyre nxjerr kallashnikovin, policia parandalon përshkallëzimin e konfliktit!

31 Tetor 2021, 09:49| Përditesimi: 31 Tetor 2021, 09:53

  • Share

Përshkallëzimi i një konflikti mes fqinjëve është parandaluar nga uniformat blu, duke shmangur kështu edhe ndonjë tragjedi të mundshme.

2 fqinj në Gramsh kanë pasur një konflikt dhe njëri prej tyre ka nxjerrë armën dhe ka kërcënuar se do ta vriste.  Vihet në pranga njëri prej personave të përfshirë në konflik të cilit ju gjet dhe sekuestrua një armë zjarri kallashnikov.

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, kanë marrë njoftim se në fshatin Shëmrizë të Njësisë  Administrative Pishaj, kishte një konflikt për motive të dobta mes shtetasve G.H dhe H.A, (komshi me njëri  tjetrin) dhe se shtetasi G.H po e kërcënonte se do ta vriste  me armë zjarri shtetasin H.A.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje  dhe kanë vënë në pranga shtetasin G.H., 52 vjeç . Gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë gjetë dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan,  për veprimet e mëtejshme", njofton policia e Gramshit.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?