Danimarkës dhe Gjermaninë i janë bashkuar edhe Belgjika me Francën si dy kombëtaret e radhës që kanë siguruar edhe matematikisht kualifikimin për në Botërorit e Katarit. Një ndeshje para se të mbyllen eliminatorët, kampionët në fuqi të Botës, Franca ka shpërtalluar me shifrat e thella 8-0 Kazakistanin. Në këtë 90 minutësh spikati mbi të tjerët Mbappe që realizoi ‘poker’, 3 prej të cilëve që në pjesën e parë. Për t’u veçuar ishte edhe Benzema me ‘dopietë’. Pas 7 ndeshjesh Franca kryesuese është me 15 pikë, 4 më shumë se Finlanda ndjekëse.
Ndërkohë Belgjika ka bërë detyrën duke mposhtur me rezultatin 3-1 Estoninë. Ndeshjen e zhvilluar në Bruksel e zhbllokoi fillimisht Benteke, ndërsa më pas realizuan Carrasco dhe Eden Hazard. Pas 7 ndeshjesh ‘djajtë’ e Roberto Martinez janë në kuotën e 19 pikëve, 5 më shumë se Finlanda e vendit të dytë që fitoi 1-3 në transfertën e Bosnje-Hercegovinës.
Ndryshe nga Belgjika dhe Franca, Holanda ka shpërdoruar rastin për të siguruar matematikisht Botërorin. ‘Tulipanët’ në transfertën e Malit të Zi edhe pse deri në minutën e 81 udhëhiqnin me shifrat 0-2, në fund nuk shkuan më shumë se një barazim 2-2. ‘Dopietës’ së Depay-t për Holandën iu përgjigjën Vukotic dhe Vujnovic për Malin e Zi. Pas sfidës së parafundit në grup Holanda udhëheq me 20 pikë, 2 më shumë se Turqia dhe Norvegjia. Në ndeshjen e fundit pas dy ditëve Holanda do të presë Norvegjinë.